Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dixhitalizimi: “Nxënësit do të mësojnë nga tekste të printuara nuk do të rrinë para kompjuterit”

Shkup, 14 maj – Zhurnal – Ministria e Arsimit në prag të protestës së nësërme kundër dixhitalizimit të teksteve shkollore mohon se përmes reformës së paralajmëruar nxënësit do të kalojnë kohë të gjatë para kompjuterit ose tabletit.

“Nuk është e vërtetë që reforma në arsimin fillor ose dixhitalizimi i librave shkollorë do të ketë një efekt të tillë. Përkundrazi, me reformën, fëmijët do të kalojnë kohë më të gjatë dhe më cilësore në shkollë, ku do të mësojnë drejtpërdrejt nga mësuesit, ndërsa më pak kohë për të mësuar më vonë vetë. Dixhitalizimi i librave shkollorë, kërkimi i lehtë nëpër to si dhe përdorimi i përmbajtjes së përparuar multimediale, do t’i mundësoj nxënësit të mësoj dhe të zhvillohet  më shpejt dhe në mënyrë më efikase”, thonë nga ministria e Arsimit dhe Shkencës.

MASH-I bën me dije se nuk do të ketë nevojë për një prizë elektrike në bankat shkollore pasi mësimi nuk është disajnuar të yhvillohet  në kompjuter ose tablet.

 “Librat shkollorë digxhtalizohen, jo procesi I tërë mësimdhënës. Në klasë do të ketë përparësi ndërveprimi midis mësuesit dhe nxënësve si dhe mësimi do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë si më parë. Teknologjia IT do të jetë një ndihmë shtesë vetëm në situata kur temat mësimore e kërkojnë atë” shtojnë nga MASH-I nga ku bëjnë me dije se lekturat do të mbeten në formë të shtypur ndërsa në klasë nxënësit do të punojnë mbi materiale të printuara,

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...