Edhe pse në kohë të pandemisë, të rinjtë e Prishtinës po shfrytëzojnë mundësitë e tyre për t’u argëtuar me muzikë.
Përkundër faktit se qyteti po funksionon me limitime kohore, kafet dhe lokalet e famshme në Prishtinë po mundohet t’i mbajnë të argëtuar klientët e tyre duke angazhuar DJ të ndryshëm.
Ndër ta është edhe djaloshi i ri nga Prishtina, Erion Statovci, apo DJ Enon, i cili suksesshëm po performon si DJ në lokalet e ndryshme të kryeqytetit dhe është mjaft i pëlqyer si nga publiku, ashtu edhe i vlerësuar nga organizatorët dhe pronarët e lokaleve.
Në këtë kohë të pandemisë, ai ka mbajtur të argëtuar rininë në lokalet më të famshme të qytetit, ndër performancat e tij të dalluara janë për festën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Vitit të Ri.
Aktualisht, DJ Enon është nën menaxhimin e Gëzim Gashit.