Agjencia Zhurnal.mk

Djali 18 vjeçar i Depp që rrallë shihet në media, fotografohet me të dashurën në Paris

Djali i Johnny Depp, Jack, është fotografuar duke shijuar një shëtitje pranë të dashurës së tij modele në Paris.

18-vjeçari, i cili rrallë shihet në media, dukej i disponuar në shoqëri të bukuroshes Camille Jansen, e cila është dy vjet më e madhe se ai.

Ndërkohë që babai i tij po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar për procesin gjyqësor me ish-bashkëshorten Amber Heard, Jack jeton në Paris, aty ku qëndron edhe nëna e tij, Vanessa Paradis.

Për dallim nda Depp, i cili ka përjetuar një karrierë të suksesshme si aktor, djali i tij ka qëndruar larg syrit të publikut dhe nuk ka qenë i interesuar që të ndjekë hapat e babait.

Këtë e ka dëshmuar vet aktori në një deklarim publik duke thënë se Jack ka talent edhe për muzikë, mirëpo nuk ka shprehur dëshirë për aktrim.

Nga lidhja me Vanessan (në periudhën 1998-2012), Johnny ka dy fëmijë, djalin Johnny Christopher Depp III (Jack) dhe vajzën Lily-Rose Depp.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...