Djali i Eddie Murphyt është në lidhje dashurie ma vajzën e Martin Lawrence

Eric Murphy, djali i komikut të famshëm, Eddie Murphy, është në lidhje me me Jasmin Lawrence – vajzën e aktorit Martin Lawrence.

 

Çifti interesant, prindërit e të cilëve janë aktorë dhe komikë legjendarë, janë në lidhje tash e një kohë.

25-vjeçarja Jasmin në fundjavën që lamë pas ia ka uruar ditëlindjen Ericut dhe është shprehur e lumtur që e ka pranë.

(Foto: Instagram/jasmin_lawrence)

32-vjeçari në muajin e kaluar kishte publikuar një fotografi me të dashurën duke shkruar “i dashuruar nga koka te këmbët”.

Ndryshe, Eddie Murphy dhe Martin Lawrence kanë luajtur bashkë në filmat “Bumerang” (1991) dhe “Life” (1992).

(Foto: Metro)

Eric është fëmija më i madh i Eddiet nga lidhja me ish-të dashurën Paulette McNeely. Jasmin është vajza më e madhe e Martin, ndërsa Patricia Southall është nëna e saj.

Djali i Murphyt është skenarist dhe aktor, kurse vajza e Lawrence në vitin e kaluar aktroi me babanë në filmin “Bad Boys for Life”. /Telegrafi/

Related posts

‘Markun e kam fiksim, është si shpirt’, Rudina i kthehet ndjekëses

D V

Cardi B bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një djalë

D V

Adriana Matoshi ndan një moment tjetër krah të dashurit, Keith Groeneveld

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com