Prishtinë, 16 mars – Ka vdekur sonte Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai ishte duke u trajtuar në Klinikën Interne në QKUK prej disa javësh, ku gjendja e tij ishte e rënduar.
Një dedikim për vdekjen e gjyshit të tij ka bërë edhe Endri Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babain. Ka qenë gjithmmonë frymëzim për mua dhe familjen. Vuajtjet dhe padrejtësia u bën të papërballueshme. Prehu në paqe bac”, ka shkruar Endriti në rrjetet sociale.