Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Djali i Ibrahim Rrugovës për kryetar të ri të LDK-së!?

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija përmes një fotografie me Ukë Rugovën ka treguar se a do të jenë kandidat për kryetar të partisë.

Haraqija ka postuar fotografi me djalin e Presidentit, Ibrahim Rugova, Ukën, në të cilën ka shkruar se nuk do të jenë kandidat për të drejtuar LDK-në.

Ai me këtë postim ka lënë të nënkuptojë se e mbështesin dikë nga emrat e mundshëm për të udhëhequr LDK-në.

Ndryshe, 355 delegatë nga 38 degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të vendosin se kush do të udhëheq me këtë parti për dy vitet e ardhshme.

Me datë 14 mars, nga të gjitha komunat në Kuvend zgjedhor do të mblidhen për të dhënë votën e tyre, derisa, atë ditë zyrtarisht do të dihet edhe kush janë pretendentët për të udhëhequr subjektin më të vjetër politik në Kosovë.

Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm.

Në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë Kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për Kryetar. Kryetari i LDK-së njëkohësisht është kryetar i Kuvendit, i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së LDK-së.

Postime të ngjashme

Osmani falënderon Japoninë për mbështetjen në fushën e shëndetësisë

S.B.

Haxhiu tregon se a do të konfiskohet edhe pasuria e qytetarëve

S.B.

Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar me koronavirus

S.B.

Vendos Qeveria, 60 milionë euro kredi për blerjen e vaksinave antiCOVID-19

S.B.

PSD-ja vendos flamurin e UÇK-së në oborrin e Presidencës

S.B.

Qeveria miraton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...