Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Djali i Joe Biden-it po hetohet për çështje të taksave

Hunter Biden, djali i presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden ka thënë se është duke u hetuar për çështje të taksave. Hetimi po kryhet nga prokurorët federalë në Delauerë.

Hunter Biden tha se ai e ka marrë këtë çështje “shumë seriozisht”, por shtoi se ishte i bindur se një “rishikim objektiv” do të tregonte se ai i kishte punuar “ligjërisht dhe në mënyrë të rregullt”.

Ai tha se u informua për hetimin të martën, por nuk bëri të ditur ndonjë detaj të mëtejshëm në lidhje me rastin.

Ekipi i tranzicionit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden tha se presidenti i zgjedhur ishte “thellësisht krenar për djalin e tij”.

Hunter Biden ishte një shënjestër e sulmeve të republikanëve gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2020. Prania e tij në bordin e një firme energjetike ukrainase ishte në qendër të procesit të shkarkimit kundër presidentit, Donald Trump, në fillim të këtij viti.

Postime të ngjashme

Kombet e Bashkuara dërguan 63 kamionë me ndihma humanitare në Idlib

S.B.

Varroset me nderime ambasadori dhe truproja e tij që u vranë në Kongo

S.B.

Greta Thunberg merr çmimin e ri prestigjioz

S.B.

Kryeministri armen kërkon përkrahje nga mbështetësit e tij kundër ushtrisë

S.B.

Presidenti kinez shpall fitoren: Bëmë një “mrekulli”, zhdukëm varfërinë ekstreme

S.B.

Zhdukja e varferise, sukses me efekt global

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...