Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Djali i kryeministrit preket nga Covid-19, Greg Rama zbulon gjendjen shëndetësore: Virus i pabesë!

Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale se ka fituar betejën me koronavirusin.

Përmes një postimi në Instagram, Gregu teksa ka falënderuar mjekët dhe infermierët e spitalit “Shefqet Ndroqi” për kujdesin e treguar, tregon se trajtimin kundër COVID e ka vijuar në shtëpi. Mes të tjerash ai bën me dije se iu desh kjo ndodhi që t’i shtohej akoma më shumë respekti për bluzat e bardha dhe ata që janë në vijën e parë të zjarrit.

MESAZHI I GREG RAMËS
Një falënderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë! Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht. U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë! Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!

Postime të ngjashme

Meta kujton Ditën e Çlirimit të Kosovës: Dita për të nderuar luftën e drejtë të UÇK-së

Dafina Vidishiqi

Rama uron 30 vjetorin e Partisë Socialiste

Dafina Vidishiqi

Mandati 2 vjeçar në Këshillin e Sigurimit, Nesho: Një shans për Shqipërinë

Dafina Vidishiqi

Gara e 13 qershorit, Basha: Do të dalim më të bashkuar për të vazhduar betejën

Dafina Vidishiqi

Rama publikon videon: Ja çfarë ndodhi sonte në mes të Tiranës

Dafina Vidishiqi

A do dekretojë Meta qeverinë Rama 3?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...