Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Djali që e ka babain të zhdukur gjatë luftës: Kur më thërret një numër i panjohur në telefon, zemra më lëvizë

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka rrëfyer momente emocionuese nga biseda me familjarin e një të pagjeturi.

“Ishim së bashku me një mik në shëtitoren e Nënë Terezës, i cili e ka babanë të zhdukur dhe tregoi se çdo telefon, tha çdo telefonatë që nuk e kam me emër, çdo telefonatë që më vie nga numra të panjohur, ma lëvizë zemrën. Çdoherë kur bën zilja e derës në ndonjë orë jo të zakontë, ngrihemi të gjithë sepse jetojmë me idenë që mund të kemi një informatë të re”, ka thënë Ismaili.

Ai ka bërë thirrje që në tema të tilla, deputetët të mos akuzojnë njëri-tjetrin por ata dhe qeveria ta diskutojnë këtë ‘vrragë të madhe të shoqërisë’.

“Pra kjo tregon për gjendjen emocionale dhe gjendjen që gjenden familjet e të zhdukurve në Kosovë. Prandaj kjo seancë duhet të mirëpritet edhe nga qeveria dhe jo të të akuzojmë njëri tjetrit. Nuk jemi duke folur për një projekt të thjeshtë, por për një vrragë të madhe”, ka thënë Ismaili.

Postime të ngjashme

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

Asociacioni, a mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA?

Dafina Vidishiqi

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Dafina Vidishiqi

Oda e Infermierëve kërkon nga MSh të shqyrtoj vendimin për angazhimin e mbi 300 infermierëve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...