Djaloshi nga Presheva fiton vendin e parë në garat e matematikës në Kosovë

Nxënësi i Sh.F. “Prof.Ibrahim Kelmendi ”nga Presheva, Ajan Hajrullahu është renditur në vendin e pare në garat ndërkombëtare të matematikës Kangaroon Contest 21-Kosova për klasat e V-ta dhe të VI-ta të arsimit fillor. Kjo garë është organizuar për herë të pestë nga Instituti ATOMI në Prishtinë e ku morrën pjesë rreth 2000 nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova dhe Lugina e Preshevës.

 

Fituesit e vendeve të para në 6 kategoritë e Garës Kangaroo shpërblehen me medalje, libra dhe bursë studimi për fituesin në nivel vendi e shpërblime të tjera. Fituesit e vendeve të para për secilën nga 6 kategoritë e Garës Kangaroo 2021 në Kosovë:

– Fituese e Vendit të Parë për Kategorinë 1 (klasa 1&2) është ANISA BERISHA.

– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 2 (klasa 3&4) është ZGJIM GËRVALLA.

– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 3 (klasa 5&6) është AJAN HAJRULLAHU.

– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 4 (klasa 7&8) është SHPENDI DEVA.

– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 5 (klasa 9&10) është OLTI IMERI.

– Asnjë nxënës nga kategoria 6 nuk është i përzgjedhur.

Fituesit e tri vendeve të para në nivel vendi për të gjitha kategoritë e Garës Kangaroo 2021 në Kosovë janë:

– Fitues i Vendit të Tretë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2021 në Kosovë është UNIK BAHTIRI.

– Fituese e Vendit të Dytë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2021 në Kosovë është ZGJIM GËRVALLA.

– Fitues i Vendit të Parë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2021 në Kosovë është SHPENDI DEVA, i cili do të shpërblehet edhe me një laptop dhuratë nga Instituti ATOMI dhe Gara Kangaroo.

Related posts

MASH: Libri i parë digjital i matematikës është gjithëpërfshirës, e forcon frymën garuese dhe punën në grupe

Z H

MASH: Sivjet shpenzimet për furnizimin e librave janë ulur për 10 milionë denarë

Redaksia

Mbi 150 punësime të studentëve me ndihmën e Parkut Teknologjik të UEJL-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More