Agjencia Zhurnal.mk

Dje janë zbuluar 148 emigrantë, njëri nga vozitësit është arratisur

Gjatë ditës së djeshme, në dy kontrolle policore të ndryshme në Demir Kapi dhe Likovë janë zbuluar gjithsej 148 emigrantë.

Siç informojnë nga MPB, rrasti i parë është regjistruar rreth orës 08.50 në mëngjes kur zyrtarët policorë nga stacioni policor i Negotinës, në afërsi të Përmendores Przhdevski, në Demir Kapi, kanë ndaluar një atuomjet “Audi”, me targa të Shkupit i drejtuar nga shkupjani 35-vjeçar, ndërsa menjëherë pas tij është ndaluar edhe një atuomjet transportues “Mercedes”, me targa të Manastirit.

Vozitësi i automjetit transportues, 37-vjeçari nga Likova, është arratisur, por pas një kohe të shkurtër është kapur. Në automjetin e tij janë zbuluar 103 emigrantë nga Pakistani, Afganistani, India, Egjipti, Irani dhe Siria.

Dy të dysharit janë arrestuar në Stacionin policor të Neogtinës për procedurë të mëtutjeshme.

Më vonë, në orën 19.10 është denoncuar se në vendin e quajtur “Vrellë” në fshatin Vaksincë të Likovës, është kapur një furgon “Iveko Dejli”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga një person i panjohur, i cili ka ikur, ndërsa në automjet janë zbuluar 45 emigrantë nga Siria, Banglladeshi, Somalia, Pakistani dhe Palestina.

Migrantët jaën vendosur në qendrën transitore “Tabanocë” për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa ato nga rrasti i parrë janë vendosur në qendrën transitore të pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rrasteve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...