Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Dje në Shkup u sanksionuan 396 vozitës

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 396 gjoba, mes të cilave 46 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 27 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Nga policia njoftojnë se janë vendosur 20 gjoba për shoferët që nuk kanë respektuar përparësinë e këmbësorëve. 14 sanksione janë vendosur për përdorim të telefonit gjatë vozitjes si dhe 49 gjoba të shqiptuara për këmbësorët që nuk kanë respektuar rregullat. Për parkim të paligjshëm janë shqiptuar 87 gjoba ndërsa për mosmbajtje të maskës mbrojtëse 54 gjoba.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për më shumë siguri në trafik.

Postime të ngjashme

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

Sarandë/ Shkrumbohet nga flakët një makinë

S.B.

Kapen me mbi 1kg kokainë, arrestohen dy persona në Tiranë

S.B.

Durrës/ Lëvizte me makinën e vjedhur, arrestohet autori

S.B.

Furgoni përplas 7-vjeçaren/ E mitura humbi jetën duke kaluar rrugën

S.B.

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e shtetasit të huaj në Ulpianë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...