Agjencia Zhurnal.mk

Djegja e serverit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, rastësi apo i qëllimshëm !?

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 2 qershor – Mediat kanë njoftuar se serveri i Fondit të sigurimit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut është dëmtuar nrëndë, e sipas të gjitha gjasave është djegur. Për këtë arsye qytetarët nuk do të mund të marrin recetat e zakonshme për ilaçe. Por, nga Fondi shëndetësor shkurtimisht kanë deklaruar se problemi është tejkaluar edhe pse nuk kanë dhënë sqarime se çfarë në të vërtetë po ndodhë.

Dyshime për manipulime

Djegja e serverit të fondit të sigurimit shëndetësor ka ngjallur dyshime në opinion nëse ky moment është i rastësishëm apo është i qëllimshëm. Dyshimet janë rritur edhe më shumë kur kihet parasysh se kohë të gjatë në okulare të ndryshime flitet se në këtë institucion ka manipulime dhe keqmenaxhim të madh, sidomos me shërimin e pacientëve jashtë shtetit. Sipas rregullave, nëse për një pacient nuk mund të sigurohet shërim adekuat brenda shtetit, i njëjti me rekomandim të mjekëve duhet të dërgohet për shërim jashtë shtetit. Pikërisht këtu janë bërë mallverzime të mëdha. Shumë qytetarë janë ankuar nëpër media se nuk janë lejuar të udhëtojnë jashtë shtetit për trajtim adekuat, edhe pse kanë pasur rekomandime nga mjekët për një gjë të tillë. 

Trajtimi jashtë shtetit është shumë i shtrenjtë dhe për këtë arsye shpeshherë Fondi për kalkulime të tyre financiare ka heshtur kundrejt këtyre kërkesave dhe nevojave të domosdoshme të qytetarëve. Nga ana tjetër shumë raste të ngjashme, me intervenim të funksionarëve partiak kanë bërë të udhëtojnë jashtë shtetit për trajtim pacientë që kanë mundur të shërohen edhe në Maqedoninë e Veriut.

Brenda Fondit të Sigurimit Shëndetësor dyshohet se janë “avulluar” rreth 700 mijë euro, për të cilat ende nuk ka sqarim se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.

Rritje të çmimeve të operacioneve në zemër

Më shumë se 35 % në krahasim me çmimin e mëparshëm janë shtrenjtuar çmimet e shërbimeve nëpër repartet e kardiologjisë. Për shembull nëse procedurat karditorakale/vaskulare për porsatëlindurit të cilat deri në muajin nëntor jnë kushtuar 782.302 denarë për një operim, tani për një intervenim të njëjtë çmimin ka arritur në 899.647 denarë kurse nga 1 shkurti i këtij viti ky intervenim do të kushtojë 1.124.559 denarë. Kjo i bie që në mënyrë kumulative çmimi është rritur për 40%, ndërsa Fondi konsideron se ka rritje kumulative të inflancionit prej 15 %. Më këto çmime, trajtimi i njëjtë është bërë më i shtrenjtë se në spitalet e Turqisë, Serbisë dhe Bullagrisë.

Pandemia e dëmtoi rëndë sistemin shëndetësor

Më 26 shkurt 2020, Maqedonia e Veriut konfirmoi rastin e parë me Koronavirus në vënd. Një grua kishte rezultuar pozitive me SARS-CoV-2 pasi ishte testuar në një klinikë për sëmundjet infektuese në Shkup. Ajo kishte qëndruar në Itali për një muaj dhe ishte sëmur për dy javë. Pasi ishte rikthyer në Maqedoninë e Veriut, ajo kishte raportuar menjëherë në klinikë.

Më 9 mars, numrin i të infektuarve shkoi në 7, pasi Nina Biljanovska, drejtoresha e klinikës për sëmundje të lëkurës rezultoi pozitive pasi kishte kryer pushime në Itali. Kjo shkaktoi shumë polemika pasi ajo mbajti një fjalim në një konferencë kur u kthye nga Italia pa u testuar, duke bërë që të pushohej zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Më 10 mars, pas një kërkese zyrtare nga kryetari i Bashkisë së Dibrës (qyteti ku ishin zbuluar 5 nga 7 rastet), qeveria urdhëroi mbylljen e shkollave fillore, të mesme, universiteteve dhe çerdheve për 14 dite si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Gjithashtu u ndërprenë fluturimet me vendet më të infektuara si Gjermania, Italia, Franca, Kina dhe Koreja e Jugut, ndaloi të gjitha tubimet, ngjarjet publike dhe aktivitetet sportive.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë infektuar me COVID -19 gjithsej 2.315 persona, janë shëruar 1.569 persona, ndërsa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 140 persona.

Menaxhimi i pandemisë është bërë nëpërmjet karantimit dhe izolimit për ditë të tëra të popullatës. Kjo sëmundje ka lënë pasoja të mëdha në sistemin shëndetësor, pasi janë nevojitur furnizime me medikamente e pajisje të nevojshme të cilat nuk kanë qenë të planifikuara. Kalkulimet se sa para janë harxhuar ende nuk janë bërë, por pas përfundimit të pandemisë duhet të ketë detaje të sakta.

Nëse edhe në vjeshtë ka një valë të dytë, kjo do ta rëndojë edhe më shumë këtë sistem dhe mund të vijë deri te shkatërrimi i plotë i tij, pasi edhe sisteme tjera shëndetësore më të fuqishme në botë nuk kanë mundur ta durojnë presionin e shkaktuar nga Covid 19.

Dyshimet janë se për të mbuluar gjurmët e manipulimeve të shumta që mund të kenë ndodhur të këto periudha delikate, Fondi shëndetësor të shkojë në një vetëshkatërrim të qëllimshëm, duke i ikur përgjegjësisë.

Pikërisht  për të parandaluar një rrezik të tillë, organet përgjegjëse bashkë me revizionin shtëteror, duhet të intervenojnë në kontrollimin e të gjitha transaksioneve dhe menaxhimin e financave në këtë institucion.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!