“Djemtë e mi”, Dafina Zeqiri tregohet romantike

Dafina Zeqiri prej kohësh është në një romancë me DJ e saj personal, Dj Geek.

 

Dyshja po e shijojnë pafund lidhjen e tyre, pasi shumicën e kohës janë në shoqëri të njëri-tjetrit, kjo edhe për shkak të angazhimeve të përbashkëta në muzikë.

Herë pas here, çifti i njohur nuk hezitojnë që të bëjnë dedikime romantike, duke e shprehur publikisht dashurinë dhe kujdesin që kanë.

Ishte Dafina që këtë herë ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi ku shihet DJ Geek me maçokun e saj, teksa sipër ka shkruar “djemtë e mi”.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina, ndryshe kohëve të fundit ka publikuar disa projekte radhazi, duke u bërë kështu një prej këngëtareve më të kërkuara për mbrëmje muzikore edhe gjatë verës që po lëmë pas.

Kënga e saj e fundi “Llafe llafe” që erdhi në bashkëpunim me reperin Lyrical Son, është ndër më të dëgjuara aktualisht, me mbi 9.5 milionë klikime në kanalin YouTube.

Ndërkohë, këngëtarja është drejt finalizimit të albumit të ri me titullin “Dafinë moj”, që pritet të lansohet së shpejti. 

Related posts

Angelina Jolie: “Kisha frikë për sigurinë e familjes gjatë martesës me Brad Pitt”

D V

Aktorja e “Lingo- lingo” duket kaq e ëmbël në imazhet e reja

D V

Arbër Çepani zbulon historinë e dashurisë me ish-missin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More