Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Do fillojmë shpejt vaksinimin masiv” Rama: Javën e dytë të marsit përfundon vaksinimi i bluzave të bardha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë se javën e dytë të marsit pritet që të përfundojë vaksinimi i të gjithë “Bluzave të Bardha”

Nga konferenca ku në fokus është ekonomia, kreu i Qeverisë, është shprehur se mandate i dytë i qeverisë ka qenë më i vështiri që ka kaluar ndonjë qeveri deri më tani, për shkak të përballjes me tërmetin dhe me pandeminë, por sipas tij së shpejti do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë.

“Izraeli dhe Britania po shohin daljen nga tuneli. Kanë arritur më shumë se gjysmën e popullsisë të vaksinojnë në Izrael. Është një armë e pazëvendësueshme vaksinimi për çlirimin e vendit për ta kthyer në  një vend pa covid. Është frymëzuese tek ato vende. Izraeli po shkon drejt hapjes. E pagoi trefishtë vaksinën në procesin e shpikjes së vaksinës pa u aprovuar. Edhe Britania e Madhe që është vendi edhe ku lindi njëra nga vaksinat dhe pati avantazh të vaksinimit intensiv. Ka të gjitha dozat për të mbyllur vaksinim. Dje kryeministri lajmëroi hapjen e stadiumeve në prill me 10 mijë personave. Dhe të plotë në qershor. Është momenti i triumfit dhe do të ndodh. Jam me mish e me shpirt i angazhuar dhe që sa më shpejtë të disponojmë sasi vaksinash që të hyjmë në procesin për tu çliruar nga ky makth. Ashtu sic bëmë kontratën me Pfizer ashtu si arritëm të fusim në proces dhe të përmbyllim vaksinimin të bluzave të bardha në javën e dytë të marsit. Do fillojmë vaksinim masiv jemi shumë afër por nuk jap shumë detaje. Mezi po pres ta them fjalën e fundit”

Postime të ngjashme

“Shqipëria, një partner kyç për BE”/ Zgjedhjet, Borell: Kandidatët për deputetë duhet të jenë njerëz me integritet

S.B.

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, mbi 15 mijë dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

S.B.

Miratohet fondi me 2.4 mln lekë për identifikimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit, çfarë u vendos sot në Kuvend

S.B.

Këshilli i Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së/ Vlerësohen organet e reja që po luftojnë anti-korrupsionin dhe krimin e organizuar

S.B.

Hajdari: Në Shqipëri është më e lehtë të shesësh heroinë sesa djathë

S.B.

Sot, Këshilli Stabilizim Asociimit/ Borrell dhe Várhelyi: Praktikisht Shqipëria përmbushi kushtet

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...