Agjencia Zhurnal.mk.

Do të ashpërsohen dënimet për sulmet ndaj gazetarëve

Shkup, 27 korrik – Prokuroria Publike sipas detyrës zyrtare do t’i ndjekë sulmet mbi gazetarët, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, i cili theksoi se bëhet fjalë për ndryshim cilësor në lidhje me vendimet e deritanishme.

“Deri tani gazetarët duhet t’i raportojnë sulmet ndaj tyre ose ç’farëdo lloj kërcënimi apo komunikimi të padëshiruar që do të thotë presion mbi gazetarët. E gjithë kjo mund të ndiqet nga prokuroria publike. Rasti për 27 prillin është shembull skandaloz në ndalimin e gazetarëve për kryerjen e profesionit të tyre. Rast të tillë kishte edhe më 24 dhjetor të vitit 2012. Shpresojmë se këto ndryshime do të kontribuojnë për pasqyrë më të qartë në gjyqësi dhe në veprimin e tyre. Pa u përzier nga rasti në rast, deklaroi ministri Mariçiq.

Me ndryshimet e reja të Kodit Penal parashikohen risi konkrete me të cilat në shtet rritet siguria e gazetarëve, por edhe punonjësve mediatik, gjegjësisht fotoreporterëve dhe incizuesve.

Në të ardhmen sulmi ndaj tyre do të trajtohet si sulm ndaj një personi zyrtar.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy