Do të digjitalizohet sektori i turizmit

Shkup, 14 shtator – Në seancën e sotme të 106 -të, Qeveria e miratoi Informacionin për krijimin, realizimin dhe zbatimin e një sistemi të përshtatshëm informacioni për digjitalizimin e sektorit turistik-hotelierik e-turizëm.

 

Sipas Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit, qëllimi i këtij sistemi informacioni për digjitalizimin e disa prej shërbimeve në këtë sektor është krijimi i një mjeti digjital kombëtar për mbledhjen e të dhënave mbi ofruesit e shërbimeve të akomodimit dhe objektet e tyre të akomodimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut , si dhe kryerja e çekinit dhe çekauti i turistëve nga ana e ofruesve të akomodimit përmes Internetit”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Për më tepër, siç theksohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë, platforma e-turizmit do të ofrojë mundësinë për të përcaktuar dhe kontrolluar taksat bazuar në regjistrimin dhe çekautin eturistëve dhe të dhënat mbi objektet individuale të akomodimit, si dhe raportimin e statistikave në kohë reale në baza ditore ose me një interval jo më shumë se 24 orë.

Related posts

MSH: Janë hospitalizuar 16 pacientë me Kovid, vaksinimi është parandalimi i vetëm nga vala e re

R Zh

Beni Shaqiri kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, Nikolla Panovski në listën e këshilltarëve nga koalicioni “”Të vendosur për ndryshime”

Redaksia

“Apasiv po ushqen elektoratin me nacionalizëm”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com