Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Do të hapen konviktet për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme

Shkup, 23 shtator, zhurnal.mk – Në seancën e djeshme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është pranuar rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive, për hapjen e konvikteve për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme.

Qeveria ka konfirmuar se do të hapen konviktet, ndërsa në mënyrë shtesë do të informojë për datën e saktë, por me respektimin e protokolleve të vendosura nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Konvikti shtetëror i studentëve i njofton studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme se në dhomat me dy shtretër do të mund të vendoset vetëm një person, ndërsa në dhomat me mbi dy shtretër do të mund të vendosen maksimum dy persona.

Në seancën e djeshme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria në Kuvend do të dorëzojë propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për standardet e studentëve dhe propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për standardet e nxënësve.

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...