Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Do të kandidojë Albin Kurti në zgjedhjet e 14 Shkurtit? Merret vendimi final

Albin Kurti nuk lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Kjo vjen pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo ka vërtetuar pjesën ku KQZ-ja ia ndalon pjesëmarrjen në garen zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe Albin Kurtin.

Në vendimin e PZAP-së thuhet se: “Refuzohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa VËRTETOHET vendimi Nr 244-2021 datë 22.01.2021 i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), me seli në Prishtinë, në pjesën e refuzimit të rekomandimit të ZRPPC-së, për certifikimin e kandidatëve për deputet të subjektit politik Levizja Vetëvendosje dhe atë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi Murtezi”.

Në PZAP u dorëzuan nëntë kërkesa nga subjektet politike për moscertifikim të kandidatëve për deputetë. Mes tyre përfshiheshin Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate.

Ato dorëzuan ankesa pasi KQZ vendosi që të mos lejohen që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidatët për deputetë që kanë dënime të formës së prerë nga gjykatat, në tri vitet e fundit.

Postime të ngjashme

Rriten ankesat ndaj prokurorëve për shkelje disiplinore

D V

SHSKUK, COVID-19: 82 pacientë në trajtim

D V

Pesë euro dhe dy euro më të falsifikuarat

D V

Në hyrje të Çarshisë në Shkup shpaloset tabela e rrugës me emrin e ri “Jusuf Gërvalla”

D V

Vaksinat dhe COVID-19, IKSHPK tregon rëndësinë, përmbajtjen dhe efikasitetin e tyre

D V

Haradinaj, i reagon Kurtit: Po shet patriotizëm, ndërsa heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...