Do të kryhet ekspertizë trafiko-teknike për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në rrugën Prilep- Manastir, si dhe autopsi e të vdekurve

nga D V

Shkup, 3 tetor  – Një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Prilep, në vendngjarje ka kryer inspektim të aksidentit të rëndë të trafikut në rrugën Prilep- Manastir në të cilin mëngjesin e sotëm kanë humbur jetën tre persona, ndërsa një është lënduar.

Sipas informacioneve fillestare, siç kumtuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, aksidenti ka ndodhur gjatë përplasjes së automjetit të udhëtarëve “Tojota” me targa të Prilepit dhe kamionit “Volvo” me targa të Shkupit. Shkaqet e aksidentit po përcaktohen.

“Prokurori publik ka lëshuar urdhër për autopsi të trupave të të vdekurve, të gjithë udhëtarët në automjet, si dhe për ekzaminimin e mostrave të gjakut dhe urinës nga shoferi i kamionit. Është urdhëruar edhe ekspertiza trafiko-teknike për të përcaktuar shkaqet, sqarohet në kumtesën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More