Shqipëri

“Do të mbajnë përgjegjësi ata që nuk japin informacion”/ Meta: Shqipëria po humbet milion lekë në gjyqet ndërkombëtare!

Zhurnal Ads

Presidenti Ilir Meta në komunikimin e përjavshëm me gazetarë me tone të larta tha se Shqipëria po humb shumë para në gjykatat ndërkombëtare për vendimet e njëanshme.

“Kur ekonomia nuk po e rimerr veten nga dy tragjedi, një barrë të rendë po shkakton papërgjegjshmëria e institucioneve për ruajtjen e interesave të shtetit shqiptar. Dita ditës po rritet borxhi publik. Është rritur numri i çështjeve të humbura të shtetit shqiptar në Gjykatat e huaja, i kam dërguar avokaturës ë shtetit, numrin e çështjeve në proces në gjykatën e arbitrazhit ku është përfshirë Shqipëria, shërbimet e përfaqësimit, shpenzimet dhe të dhënat për ato, numrin e çështjeve të fituara në gjykatat e Arbitrazhit, numrin e çështjeve të humbura, sa ka kushtuar, shpenzimet administrative për koston e procesit, të dhëna mbi faktin nëse deri sot për çështjet e humbura a ka referuar avokatura e shtetit për nxjerrjen e përgjegjësve për dënim e shkaktuar ndaj shtetit Shqiptar.

Shqipëri ka një detyrim mbi 99 mln euro, ndërsa kostoja ka vlerë për mbi 300 mijë euro. Nga sa është bërë publike, vendimi i arbitrazhit e evidenton qartë vendimet arbitrare të Shqipërisë, deklaratat e Ramës kanë pasur rol thelbësor në vendimin e Gjykatës në dëm të Shqipërisë. I dhashë mundësi të dytë avokaturës edhe pse ishte me shumë vonesë, deri tani sërish heshtje e plotë. Kjo nuk tregon papërgjegjshmëri, por përpjekje e hapur për të fshehur informacionin”, tha Meta.

“Kjo është përpjekje e hapur për të fshehur për cështjet e hapura të arbitrazhit ndërkombëtar. Jam drejtuar këshillit të ministrave ministrive, si dhe KLSH të ndjekin me përparësi këtë cështje. Nuk duhet të vihemi para skenarëve të errët që dëmtojnë vendin. Koha për parandalimi e rënies së vendit në humnerë është tani.

Shteti shqiptar nuk mund të vazhdojë të marrë borxhe pafund dhe të fundoset.
Kur avokatura guxon dhe si kthen kreut te shtetit jo vetëm ka shkelje të kushtetutës por tregon se ka qëllim kriminal, por që për më tepër do mbajnë përgjegjësi ata që nuk japin informacion. Kush shkel këtë këtë do përballet me ligjin”, tha Meta.

Postime të ngjashme

Sizmologu: Tërmeti i Turqisë nuk lidhet me Shqipërinë, këtu e bëri gjëmën

T E

Transportonte 12 sirianë të paligjshëm me autobus, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

admin

Aksident tek ‘Shkëmbi i Kavajës’, përmbyset makina

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...