Shkup, 1 shtator, zhurnal.mk – Në seancën e Qeverisë do të ndryshohet Rregullorja për punë dhe kompetenca të kryeministrit dhe zv. Kryeministrit të parë, funksion që është formuar nga kjo përmbajtje e Qeverisë. Zaev thotë se tashmë është vendosur sistem i zv.kryeministrit të parë të Qeverisë dhe tre zv.kryeministrave. Me këtë ndryshim të rregullores do të saktësohet se në mungesë të kryeministrit, kompetencat mund t’i merr vetëm zv.kryeministri i parë. Me ndryshimet e reja të gjithë ministrat do të marrin edhe letra për mandatin nga Kryeministri.
“Ndryshimet në rregulloren do të definojnë vijimin e zëvendësimit, si dhe ndarjen e detyrave dhe të dihet kush është nënkryetari i parë, por njëkohësisht të dihen obligimet e çdokujt në punën e Qeverisë”, tha kryeministri Zoran Zaev.