Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Do të nisë një erë e re”, Basha pas takimit me ministrin hungarez: Pas 25 prillit PD dhe opozita e bashkuar do bëjnë gjithçka që integrimi drejt BE të jetë sukses

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó, ndërsa ka dhënë një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së tij Basha tregoi disa detaje nga biseda me zyrtarin e lartë, duke shtuar se pas 25 prillit do të nisë një epokë e re për vendin tonë.

“Takova zotin ministër të Jashtëm të Hungarisë në selinë e PD, të një vendi mik, që ndajmë miqësi që nga koha e Skënderbeut. Shpreha mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen që Hungaria i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE. Për fat të keq kemi humbur 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vend numëro, për shkak të kryeministrit në ikje, Edi Rama, i cili ka vënë interesat e veta mbi ato të shqiptarëve. E garantova ministrin se pas 25 prillit do të kemi një erë të re, për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit drejt BE, duke nisur me plotësimin e kushteve që do të çojnë në hapjen e negociatave. Nga 3 u bënë 5 dhe më pas 9 kushte për BE. I garantova se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjnë gjithçka që pas 25 prillit edhe procesi i integrimit europian të jetë një sukses. Pas 25 prillit të hapim negociatat dhe të përmirësojmë klimën e biznesit.”, tha Basha.

Postime të ngjashme

Shqipëri, 40 raste të reja me COVID-19, gushti muaji i hapur i vaksinimeve

D V

Elona Shuli ende në kampet e Sirisë, gjyshi: Kam frikë se nuk do t’i shoh më mbesat e nipin

D V

Vatër e madhe zjarri në Mamurras, banesat vetëm disa metra larg

D V

Policia ndëshkon kosovarin që po ngiste 191 km në orë

D V

Vazhdon përballja me zjarret në Shqipëri, situatë më e rëndë në Karaburun

D V

Kolona të gjata në Lezhë, kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...