Shqipëri

“Do të përballeni me një faturë shumë të madhe”, Meta paralajmëron deputetët para votimit

Zhurnal Ads

Gjatë Konferencës për shtyp me homologun boshjak, Presideneti Meta ka bërë një paralajmërim tjetër për deputetët, nëse ata ngrejnë dorën për të votuar ndryshimet zgjedhore ditën e sotme do të mbajnë përgjegjësi individuale.

Meta tha se do të ketë një faturë shumë të madhe historike dhe individuale për të gjithë ata deputetë, që i votojnë këto ndryshime.

“Vendi ynë duhet të ishte sot në BE, por ka humbur shumë kohë. Për fat të keq ne jemi vonuar. Shpresoj që sot të merret një vendim i drejtë, të respektohet marrëveshja e 5 qershorit. Cdo prekje e njëanshme e marrëveshjes historike të 5 qershorit do të jetë një faturë shumë e madhe historike dhe personale për të gjithë ata që do të ngrenë dorën kundër integrimit evropian të Shqipërisë, pasi i kemi paralajmëruar në mënyrë të qartë dhe të vazhdueshme.

Vetëm duke respektuar marrëveshjen, duke bërë zgjedhje të lira e demokratike, ne çelim negociatat, por edhe japim shembull për cdo vend tjetër. Maqedonia e Veriut na ka dhënë një shembull të shkëlqyer se si kapërcehen problemet e brendshme dhe si zgjidhen krizat. Të mos harrojë asnjë deputet se përgjegjësia e tij do të jetë individuale, nëse ngre dorën kundër të ardhmes evropiane”, deklaroi Meta.

Postime të ngjashme

Shqipëri, 16 viktima dhe 545 raste të reja me Covid-19

T E

A do të hapen universitetet nesër? Ministrja e Arsimit flet për një vit akademik sfidues

S.B.

Një minator humb jetën gjatë punës në minierë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...