Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Do të përmirësohet korniza ligjore dhe kushtet faktike për punë të institucioneve të antikorrupsionit

Shkup, 6 tetor – Me propozim të zëvendëskryetarit të Qeverisë, i angazhuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore dhe institucioneve në sistemin për luftë kundër korrupsionit, ndërkaq me qëllim të qasjes drejt procesit të uljes së autorizimeve të diskrecionit të funksionarëve, Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi Informatën për nevojë të formimit të grupit të punës për analizë të ligjeve dhe rregullave të tjera në të cilat parashihen autorizime të diskrecionit të funksionarëve, si dhe Informatën për aktivitete koordinuese mes institucioneve në sistemin për luftë kundër korrupsionit.

Nga sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin informojnë se si konkludim lidhur me këtë informatë, Qeveria i detyroi ministritë e punëve të brendshme dhe të drejtësisë, Drejtoria për polici financiare, Drejtoria për të ardhura publike, Drejtoria e doganave dhe Këshilli inspektues, në afat prej 10 ditëve, drejt Kabinetit  të zëvendëskryetarit të Qeverisë, i angazhuar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse  njerëzore, në formë elektronike apo me shkrim të parashtrojnë analizë e cila do të  përbëhet nga pjesët e cekura në pajtim  me përmbajtjen e kësaj informate dhe nga e cila duhet të dalin propozime për përmirësimin e kornizës ligjore, por edhe kushtet faktike për punë të institucioneve të antikorrupsionit.

Postime të ngjashme

Blegtorët e Pollogut kërkojnë subvencionet

T E

Konfirmohet lloji britanik i virusit edhe tek pacienti i dytë nga Manastiri

T E

ESHS: Të rrejshme janë informacionet lidhur me aplikacionin për vetë regjistrim nga diaspora

Z H

Kuvendi po shqyrton disa ligje, votimi është caktuar për më 9 mars

Z H

Afat edhe pesë vite për legalizim të ndërtimeve të egra

Z H

721 raste të reja me Covid, vdesin 9 pacientë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...