Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Do të ripërtëritet aksidenti i helikopterit në Strumicë

Strumicë, 5 tetor – Pas një pushimi prej më shumë se shtatë muaj sot në Gjykatën Themelore në Strumicë vazhdoi gjykimi për ripërtëritjen e helikopterit në Strumicë, i cili ndodhi më 10 korrik të vitit 2014 dhe në të cilin humbën jetët katër pilotë të MPB-së. Këshilli gjyqësor vendosi të bëjë ripërtëritje të aksidentit , ndërsa termini plotësisht do të konfirmohet.

Mbledhja e sotme vazhdoi me miratim nga ana e mbrojtjes së prokurorëve dhe prokurorisë gjykimi të mos fillojë nga fillimi, për shkak të asaj që kanë kaluar më shumë se 90 ditë nga seanca e fundit dhe me ç’rast të dy palët mbetën në qëndrimet e shprehura deri tani dhe dëshmitë e nxjera.

Në këtë rast janë akuzuar Julijana Spirovska, ish drejtoreshë e NP “Radiodifuzioni i Maqedonisë”, Dragosllav Radeski, drejtor teknik dhe person juridik NP “Radiodifuzioni i Maqedonisë”, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

Në helikopterin e prodhuar në vitin 2008, më 10 korrik të vitit 2014 pilotët e MPB-së, Dragan Micev, Marjan Trajkoviq, Tode Oreshkov dhe Ilo Lopatiçki ishin në fluturim të natës në relacionin Shkup-Veles-Negotinë-Vallandovë-Strumicë-Berovë-Dellçevë dhe prapa ku është shfrytëzuar pajisje për fluturim natën.

Në momentin e rrëzimit të helikopterit të llojit MI17, me targa MAP 7712, ka goditur në shtyllën e antenës së ish “Radiodifuzionit të Maqedonisë”, ndërsa katër pilotë kanë vdekur menjëherë.

Postime të ngjashme

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

Merko: Platformat në brigjet e liqenit janë “oferta” e vetme për turizmin në Strugë

Dafina Vidishiqi

Qeveria ka vendosur, nuk ka orë policore pas mesnate

Dafina Vidishiqi

Manifestim tradicional “Takim i të parit me më të mirët” (drejtpërdrejtë)

Dafina Vidishiqi

Shekerinska: Ky Samit i NATO-s ishte historik për vendin

Dafina Vidishiqi

Mickoski: Protestojmë për të parë se për çfarë bisedojnë Zaev dhe Buçkovski me Bullgarinë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...