Agjencia Zhurnal.mk

Do të shkurtohen mjetet e projekteve të cilat nuk do të realizohen deri në fund të vitit

Shkup, 29 shtator – Zhurnal.mk – Do të shkurtohet gjithçka që sipas të gjitha gjasave nuk do të realizohet deri në fundvit.

Rebalansi i buxhetit do të rumbullakësohet si proces deri në fund javë. Do të shkurtohet gjithçka që deri në fundvit nuk do të realizohet. Ka mundësi të rritet deficiti, ndërsa proeksioni për BPV është me rënie prej 4%.

Këtë sot e paralajmëroi zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, informon Zhurnal.

“Rebalansi i buxhetit do të rumbullakësohet si proces deri në fundjavë. Do të shkurtohet gjithçka që me siguri nuk do të mund të realizohet deri në fund të vitit, por kjo nuk do të jetë ngarkesë e madhe e funksionimit gjithëpërfshirës të shtetit. Mendoj se do të rritet deficiti eventual përshkak se paketi i katërt i masave do të përshtatet me nevojat e qytetarëve, ndërsa proektet e Qeverisë për përqindjen e BPV-së janë se sivjet do të përfundojë me negativ prej minus 4%”, deklaroi Bytyqi.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...