Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Do të shlyhet interesi i borxheve të bëra deri në nëntor të vitit 2020

Shkup, 18 shkurt – Do të shlyhet interesi i borxheve të qytetarëve të bëra deri në nëntor të vitit 2020, ndërsa obligimi i qytetarëve është ta paguajnë vetëm shumën kryesore të borxhit.

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime Fatmir Bytyqi sot deklaroi se vendimi ligjor po përgatitet, ndërsa qytetarët do të informohen në kohë dhe do të thirren individualisht në ndërmarrjet publike me qëllim që të mos bëhet rrëmujë dhe të mbrohet shëndeti i tyre.

Ai bind se ka mekanizma që të parandalohen keqpërdorimet e mundshme nga ana e qytetarëve.

“Japim mundësi që çdo qytetar të marrë shlyerje të interesit, nëse paraprakisht ka bërë riprogramim të pagesës së borxhit kryesor në 12 muaj. Kjo do të thotë se riprogramimi duhet të dëshmojë dhe të fillojë ta paguajë. Mekanizmi do të jetë se interesi i tyre do të shlyhet, por nëse pas muajit të parë nuk vazhdon me plotësimin e kushteve të dakorduara, do të fillojë interesi i parapërcaktuar të vazhdojë siç ka qenë paraprakisht”, theksoi Bytyqi, transmeton Zhurnal.mk

Beson se do të bëhet vendim i mirë ligjor i cili do të ofrojë mundësi minimale për keqpërdorim, ndërsa shteti, tha, është këtu t’i gjejë ato të cilët bëjnë keqpërdorime.

Shlyerja e interesit të borxheve është një nga masat në pakon e pestë të masave ekonomike që Qeveria i solli prej më parë. Është parashikuar shlyerja të bëhet në periudhën prej pesë muajve. Do të shlyhet interesi i borxheve të cilat qytetarët i kanë bërë ndaj ndërmarrjeve publike. Këtu nuk përkasin EVN, BEG dhe kompani tjera private të cilat japin shërbime publike, por kryeministri Zoran Zaev në prezantimin e pakos së pestë u bëri thirrje edhe këtyre kompanive nëse janë në mundësi të përfshihen me qëllim që t’u ndihmohet qytetarëve më të varfër.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

Georgievski: Nëse i falëm serbët, pse mos falim dhe bullgarët

T E

Delegacioni kuvendor mori pjesë në onlajn takimet e shkurtit të AP-së së NATO-s

R Zh

Mariçiq: Fillimi i negociatave kyçe në definimin e ritmit të reformave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...