Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Do t’ju vras të gjithëve”, policia rrethon fshatin në Elbasan, 45-vjeçari i armatosur nuk dorëzohet

Josif Kavaja, 45-vjeçari i cili terrorizoi fshatin Seldë dhe policinë në njësinë administrative në Zavalinë të Elbasanit dyshohet se është me probleme mendore.

Mësohet se ai jetonte i vetëm në banesë, në fshatin e thellë të Elbasanit.

Policia pas shqetësimit të fqinjëve, me urdhër të gjykatës ka shkuar drejt vendit të ngjarjes për kontroll në banesë, nën dyshimin se ai mbante armë.

Por 45-vjeçari ka qëlluar ndaj efektivëve.

Para mbërritjes së forcave speciale, 45 vjeçari është larguar në një zonë të pyllëzuar.

Policia ka ndërmjetësuar me një të afërmi të tij që të dorëzohet.

Nga ana tjetër policia ka bërë thirrje banorëve të paktë atje që të qëndrojnë në shtëpi.

Ai ka kërcënuar se do t’i vrasë të gjithë.

45 vjeçari prej disa orësh i armatosur me kallashnikov, gjendet në arrati.

Në aksion janë përfshirë edhe forcat RENEA të pajisur me snajpera, për kapjen ose neutralizimin e tij.

Postime të ngjashme

Irani sulmon Shqipërinë: Ju nuk flisni dot për të drejtat e njeriut, keni mbushur vendin me vrasës dhe terroristë

T E

Nëna braktis vajzën mes Turqisë, gjyshja detyrohet të kthehet në Shqipëri për ta shkolluar…

T E

Fotografia e rrallë nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

T E

Transportonin 27 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë

T E

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...