Maqedoni

Do tranzitonin përmes Maqedonisë, pala greke izolon tre kampe migrantësh

Zhurnal Ads

Athinë, 8 shtator – Qeveria greke vendosi në izolim total shëndetësor tre kampe migrantësh pranë Athinës, duke filluar nga sot deri më 21 shtator, pas paraqitjes për herë të parë të rasteve të COVID-19 në këto struktura.

“Izolimi i plotë shëndetësor është vendosur në kampet e Malakassa-s, Schisto-s dhe Eleonas, pranë qendrës së kryeqytetit”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Javën e kaluar, autoritetet zbuluan një rast të parë të COVID-19 në kampin Moria në ishullin Lesbos, ku strehohen gati 12 700 migrantë, më shumë se katër herë kapaciteti i tij fillestar.

Masa të rrepta të lëvizjes janë vendosur në kampet e migrantëve që nga mesi i marsit.

Qeveria nuk i ka hequr këto kufizime, pavarësisht kritikave nga OJQ-të e të drejtave të njeriut, që i konsiderojnë këto masa diskriminuese.

Postime të ngjashme

Prej nesër nuk ka falje për parkim të gabuar në Gostivar

Z H

Çfarë pas vetos bullgare, takim liderësh apo debat parlamentar?

XH,I

Dita botërore për ngritje të vetëdijes për rritjen te fëmijët

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...