Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dogana jep sqarim pse nuk u lejuan librat nga Bullgaria

Shkup, 28 mars – Pas notës së protestës nga Ministria e Jashtme bullgare për RMV-në me reagim zyrtar kanë dalë doganat e Maqedonisë së Veriut. Sipas tyre, dokumentacioni i cili ka qenë për atë tip të dhuratës ka qenë e nënshkruar vetëm nga dërguesi, por jo edhe nga pranuesi, e cila e bënë Marrëveshjen të pavlefshme.

“Lidhur me dërgesën e mbi 1000 librave (920 të reja dhe 250 të vjetra) e ku si pranues i dërgesës lajmërohet Qendra Informative Kulturore e Republikës së Bullgarisë në Shkup, ju informojmë se: Në përputhje me Ligjin Doganor, artikujt që importohen dhe kanë karakter arsimor, shkencor dhe kulturor, në përputhje me rregulloren nga neni 199 i këtij ligji, si dhe instrumentet shkencore të cilat importohen për qëllime jo komerciale dhe të cilat nuk prodhohen në Republikën e Maqedonisë Veriore përjashtohen nga pagimi i detyrimeve të importit. Në rastin konkret, kërkesës për lëshim i ishte bashkangjitur një marrëveshje për dhuratë, e cila u nënshkrua vetëm nga njëra palë, d.m.th. dërguesi i librave, dhe jo nga pranuesi që e bën marrëveshjen ligjërisht të pavlefshme. Përkundër faktit se autoriteti doganor, përmes MPJ të RMV, kërkoi një deklaratë se dërgesa ishte menduar për Qendrën e Informacionit Kulturor të Republikës së Bullgarisë në Shkup, një deklaratë e tillë nuk u paraqit as nga Qendra Kulturore e Informacionit ose nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shkup.”,- u tha nga doganat e RMV-së.

Nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim zyrtarë por vetëm kanë pohuar se nuk kanë qenë të njoftuar për këtë dërgesë. Njëjta ka deklaruar edhe drejtoresha e Qendrës Informative e cila ka pohuar se e gjithë kjo u bë shpejt dhe pa koordinim paraprak.

Postime të ngjashme

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

Pendarovski: Pa integrim rajonal nuk mund të flasim për stabilitet rajonal

Dafina Vidishiqi

Dimitrov: Është koha e fundit që BE-ja të përmbush premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

PDSH: Driton Ibishi zgjidhet kryetar i degës së Tetovës

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...