Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Dogana me 9 për qind më shumë të hyra se në janarin e vitit të kaluar

Dogana e Kosovës bën të ditur se e ka rritur performancën e të hyrave duke i tejkaluar ato të vitit 2020 për mbi 9 për qind.

Siç bëhet e ditur në njoftim, të hyrat gjatë janarit kalojnë 80 milionë euro, njofton Insajderi.

“Mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milion euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milion euro apo 9.3% më shumë”, thuhet në njoftimin për medie.

Tutje, bëhet e ditur se kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19, “prandaj edhe kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare”.

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Minishengeni, ripaketim i idesë së ish-Jugosllavisë

D V

Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile

D V

Shtohet numri i rasteve me COVID-19 në spitale, aktualisht po trajtohen 106 pacientë

D V

Kurti bashkëbisedim me mërgatën: Nuk e shohim bashkatdhetarin tonë vetëm si kapacitet financiar

D V

Kolona të gjata në Merdarë

D V

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...