Dogana sekuestroi 7.800 euro – një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka tentuar ilegalisht t’i nxjerrë jashtë shtetit

nga D V

Shkup, 16 korrik – Inspektorët e Shërbimit të skanerëve mobil kanë parandaluar eksportimin e paligjshëm të devizave në vendkalimin kufitar Bllacë në vlerë prej 7.800 euro, pasi gjatë kontrollit te një udhëtar anë zbuluar sasi më e madhe e devizave të padeklaruara, njofton Drejtoria e doganës.

Personi, siç thuhet në kumtesë, është shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili udhëtonte me veturë me targa çeke. Në pyetjen e inspektorëve të doganës nëse ka diçka për të paraqitur, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë, ku gjatë kontrollit të automjetit në çantën e tij janë gjetur gjithsej 9.800 euro. Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund t’i nxjerrin jashtë shtetit pa i raportuar, ndërsa pjesa tjetër mbahen.

Kundër personit është ngritur kallëzim për kundërvajtje në valutë.

Nga Drejtoria e doganës njoftuan qytetarët se me daljen nga vendi mund të sjellin deviza efektive në vlerë prej 2 mijë euro për person. Nëse kanë valutë mbi 2 mijë euro obligohen t’i paraqesin në organin doganor duke paraqitur vërtetim nga banka ose këmbimorja. Valuta në vlerë mbi 10 mijë euro nuk lejohet të nxirren.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More