Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

DOJ: Google i pagoi rivalit Apple deri në 12 miliardë dollarë me marrëveshje për motorin e kërkimit

Zhurnal Ads

Departamenti i Drejtësisë në SHBA (DOJ) po heton miliardat që Google i paguan rivalit Apple për t’u vendosur si motori i parë i kërkimit në iPhone, iPad dhe pajisjet e tjera të Apple.

Padia historike e mosbesimit e ngritur kundër Google të martën tha se gjiganti i internetit i paguan Apple nga 8 deri në 12 miliard dollarë për ta bërë motorin e kërkimit të Google të preferuarin në iPhone dhe pajisjet e tjera të rivalit Apple.

Padia pretendon se CEO i Apple Tim Cook dhe ai i Google Sundar Pichai u takuan në vitin 2018 për të diskutuar marrëveshjen.

Pas këtij takimi, një punonjës anonim i Apple i shkroi një homologu të Google se “vizioni ynë është që të punojmë sikur të jemi një kompani”, tha departamenti i drejtësisë në padinë e ngritur.

Kompanitë nuk pranuan të komentojnë për takimin e pretenduar në Wall Street Journal.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pas ndalimit të Donald Trump në Twitter, ka 73 për qind dezinformata më pak për zgjedhjet në SHBA

S.B.

Ky është telefoni i ri i cili mbushet plotësisht brenda 15 minutave

admin

iPhone 12 special kushton mbi 20 mijë euro

S.B.

Mark Zuckerberg thotë se ai është një adhurues i madh i telefonave inteligjentë Samsung

admin

Çmimi i OnePlus 8T publikohet në ueb-faqen e Amazonit

admin

Samsung “mërzit” përdoruesit e zemëruar të Apple: “Ju merrni një karikues me telefonin tonë”

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...