Agjencia Zhurnal.mk

Dojçe Telekom dhe Bili Ajlish e festojnë optimizmin digjital të Gjeneratës Z

Dojçe Telekom dhe Bili Ajlish e festojnë optimizmin digjital të Gjeneratës Z

#WhatWeDoNext –platformë për të rinj për krijim të një të ardhme më të mirë përmes teknologjisë

Fushata fillon më 12 gusht, Ditën ndërkombëtare të të rinjve të KB-së me mesazh universal për opzimizëm digjital

Partneriteti i Dojçe Telekom dhe Bili Ajlish thekson në potencialin e gjeneratës së re që ta shfrytëzojë teknologjinë për të mirë

DojçeTelekom, së bashku me pesë herë fituesen e çmimit GREMI, Bili Ajlish, e feston ndikimin pozitiv të teknologjisë në kohën e Gjeneratës Z, gjeneratë e të rinjve që kanë fuqi dhe potencial për të krijuar një të ardhme më të mirë. Fushata #WhatWeDoNext fillon më 12 gusht, Dita ndërkombëtare e të rinjve të KB-së, me fokus në gjeneratën e parë që e përdor teknologjinë jo vetëm për përfitimin e saj, por për përfitimin e shoqërisë në tërësi.
“Ne të gjithë kemi potencial që të ndikojmë pozitivisht në planetin tonë dhe shpresoj se gjenerata jonë do t’i përdorë platformat e saj përmes bashkëpunimit dhe komunikimit për të bërë një ndryshim të vërtetë”, thotë Bili Ajlish.

DojçeTelekom beson se përjetimet janë për t’u ndarë. Tani, më shumë se kurrë më parë, përfshirja e barabartë e të gjithëve në jetën shoqërore, ekonomike dhe kulturore është fokusi kryesor i brendit. Me #WhatWeDoNext të rinjve u jepet zë dhe platformë për të treguar se si e përdorin fuqinë e teknologjisë për të bërë një ndryshim të vërtetë. Kjo gjeneratë ka potencial të jashtëzakonshëm për të na çuar drejt në një të ardhme të re, kjo është arsyeja pse me #WhatWeDoNext përcillet mesazh universal për optimizmëm digjital.

Sipas një studimi të bërë nga Dojçe Telekom, evropianët e rinj të moshës nga 16-26 vjeç shprehin nivele të larta të optimizmit lidhur me potencialin që e ofron teknologjia. Pas problemeve që dolën nga Kovid 19, 93% e anëtarëve të Gjeneratës Z në Evropë besojnë se teknologjia mund të jetë një mjet i dobishëm për të mësuar dhe arsimuar. 86% mendojnë se ajo u mundëson të ndërlidhen me komunitetet onlajn bazuar në interesat e përbashkëta. 90% konsiderojnë se përfshirja e të rinjve është një faktor kryesor në ndërtimin e një të ardhme më të mirë, ndërsa 75% besojnë se në mediat sociale ata gjejnë mbështetje për të mbrojtur atë që besojnë.
Fushata ndërkombëtare fillon sot me një projeksion të një filmi me Bili Ajlish dhe përfaqësuesve të Gjeneratës Z, të cilët ndajnë histori vërtet frymëzuese. Në film shohim se si përfaqësuesit e këtij brezi luftojnë me perceptimet negative që ekzistojnë në lidhje me përdorimin e tyre të teknologjisë dhe si përkundrazi ata e përdorin teknologjinë që të bëjnë ndryshime pozitive, nga fushatat kundër ndryshimit të klimës, përfaqësimit të barazisë, kreativitet dhe madje edhe sajber sigurisë.

Filmi, i cili e konteston opinionin se ata janë të fiksuar me ekranet dhe asgjë më shumë, e shënon fillimin e misionit të Dojçe Telekom për të mbështetur këtë gjeneratë në luftën e saj për të gjetur vendin e saj në botën e re. Nëpërmjet platformës saj muzikore shumë të suksesshme, Telekom Electronic Beats, Dojçe Telekom do të vazhdojë ta eksplorojë #WhatWeDoNext, në atë mënyrë duke i mundësuar kështu platformës Gjenerata Z për pjesëmarrje aktive në diskutim.

Që ta shikoni filmin dhe të merrni më shumë informacione për fushatën, shkoni në: www.telekom.mk/whatwedonext
Informacione shtesë për mediat mund të gjeni në:
www.telekom.com/en/company/topic-specials/special-corona
www.electronicbeats.net/
www.instagram.com/electronicbeats/
www.facebook.com/ElectronicBeats/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...