Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Doktori mashtrohet keq – bleu llambën për 80 mijë euro duke menduar se është llamba e Aladdin-it

Dy burra janë arrestuar pasi mashtruan një doktor duke i marrë atij plotë 80 mijë euro për një llambë të Aladdin.

Është pohuar se ata krijuan një xhind të rremë për të mashtruar viktimën e tyre, Laeek Khan, për t’ia marrë paratë.

Khan tha se një nga burrat pretendonte të ishte një okultist dhe bëri që një ‘xhind’ – një figurë e mbinatyrshme – të shfaqej nga llamba, njoftoi media lokale indiane, transmeton Telegrafi.

Por kur Khan pyeti nëse mund ta prekte xhindin ose ta merrte llambën në shtëpi, ata nuk pranuan, duke thënë se kjo mund t’i shkaktonte dëm, thuhej në ankesë.

Përfundimisht ata ia shitën llambën atij, duke premtuar se do të sillte shëndet, pasuri dhe fat të mirë.

Khan deklaroi se ai më vonë e kuptoi se ‘xhini’ ishte në të vërtetë vetëm një nga burrat e maskuar.

Khan kontaktoi policinë kur kuptoi se llamba nuk kishte ndonjë fuqi magjike, siç përshkruhet në përrallën popullore, Aladdin, dhe xhindi që i jepte dëshira nuk u shfaq kur ai e fërkoi atë.

Oficeri i lartë i policisë Amit Ray tha: Mashtruesit kishin arritur një marrëveshje të mirë dhe mjeku kishte paguar rreth shtatë milion rupi (80 mijë euro).

Ai tha se burrat u arrestuan të enjten dhe u caktua në paraburgim përpara akuzave që u ngritën.

Postime të ngjashme

NASA nxjerr një imazh spektakolar nga planeti Mars

S.B.

Një grua u arrestua në SHBA pasi refuzoi t’i kthente 1.2 milionë dollarë që i ishin depozituar gabimisht

S.B.

21-vjeçari krijon shijen e veçantë të kafesë

S.B.

Një burrë po riparonte një motor të veturës gjersa dikush tjetër po e ngiste atë

S.B.

Një astronaute grua, për herë të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe

S.B.

Gjaku i zogjve funksionon si sistem ngrohjeje në dimër

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...