Agjencia Zhurnal.mk

Dokumentar: Çfarë është NATO?

Organizata joqeveritare OTI Group në bashkëpunim me Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, mbrëmë kanë publikuar video emisionin e parë, në të cilën bëhet sqarim i zgjeruar për atë se çfarë është NATO dhe si funksionon ajo.

Tani në prag të anëtarësimit të plotë të vendit tonë në Aleancën Veri-Atlantike, qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë informata më të hollësishme për atë se si funksionon kjo organizatë.

Në këtë emision të parë mund të informoheni se si NATO së pari është formuar në vitin 1949 fillimisht me 12 shtete, e më pas duke u zgjeruar në gjithsej 29 shtete deri në vitin 2017.

Agjencia e lajmeve Zhurnal do të vazhdojë që edhe më tej të përgatitë dhe publikojë video emisione me të cilat ju qytetarë do të mund të informoheni më afër për atë se çfarë bënë dhe cili është misioni i NATO-s.

Duke qenë se sot Senati Spanjol e ratifikoi protokolin aderues të Maqedonisë së Veriut, ngelet vetëm të urojmë për anëtarësimin tonë të plotë në Aleancën Veri Atlantike.

Spanja ishte vendi i fundit që po e ratifikon protokolin aderues, pasi më parë të njejtën e kanë bërë 28 shtetet tjera.

Ka ngelur vetëm nënshkrimi formal nga ana e Mbretit të Spanjës dhe deponimi i protokolit në Uashington, që Maqedonia e Veriut, në këtë periudhë krize nga virusi korona, të festojë për anëtarësimin oficial në NATO.

Më poshtë keni dhe video emisionin e plotë:

CFARË ËSHTË NATO ?

Çfarë është NATO ? #ZhurnalMK

Posted by ZHURNAL.MK on Monday, March 16, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!