Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Dokumenti i BE-së: Do të përballemi me bankrotime pas mbarimit të ndihmave

Bashkimi Evropian do të përballet me rritje të numrit të bankrotimeve dhe huave të këqija posa qeveritë të fillojnë t’i tërheqin skemat shtetërore që po i mbajnë “të gjalla” shumë kompani. Kështu thuhet në një dokument të BE-së që e ka parë agjencia Reuters.

Dokumenti i Komisionit Evropian, i përgatitur për bisedimet e ministrave të financave të eurozonës thotë se duke iu falënderuar 2.3 trilionë eurove të pakove për përkrahje, qeveritë e eurozonës deri tani kanë arritur që ta shmangin shtimin e bankrotimeve.

Pa këtë ndihmë dhe pa huat nga bankat, gati çereku i kompanive të BE-së do të ishin përballur me problemin e likuiditetit deri në fund të vitit të kaluar, thuhet në dokument, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Posa të skadojë afati i masave të pashembullta publike të përkrahjes, një numër i bizneseve ka gjasë që të dështojnë në obligimet e tyre të borxhit, duke çuar në hua më të larta joperformuese dhe paaftësi për pagesa”, thuhet më tej në këtë shkresë.

Komisioni Evropian ka thënë se përderisa bankat e eurozonës në përgjithësi kanë qenë të fuqishme gjatë krizës, tani ato besojnë se rreziqet për korporatat dhe për ekonominë në tërësi janë rritur.

Shtetet e BE-së kanë përgatitur pako të mëdha ekonomike për t’i ndihmuar bizneset pasi në pranverën e vitit të kaluar u morën masa të rrepta të izolimit.

Postime të ngjashme

Autoritetet afgane vendosin orë policore

D V

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

D V

Presidenti kroat tallet keq me serbët

D V

Sërish përmbytje dhe dramë në Belgjikë: Uji bart vetura, përrenjtë në rrugë

D V

Vriten dy ushtarë turq në Siri

D V

Izraeli pritet të fillojë me testimin e kapsulës kundër coronavirusit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...