Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dolce & Gabbana kërkon 600 milionë dollarë nga dy blogerë amerikanë

Shtëpia e famshme e modës nga Milano, Dolce & Gabbana, ka ngre padi për shpifje në një gjykatë italiane, ndërsa po kërkon mbi 600 milionë dollarë dëmshpërblim nga dy blogerë amerikanë të modës, që kanë ripostuar komentet anti-aziatike të atribuuara një dizajneri, të cilat kanë çuar te bojkoti nga konsumatorët aziatik, raporton agjencia AP.

Padia në të vërtetë është bërë në gjykatën civile në Milano në vitin 2019, por është bërë publike këtë javë, kur blogerët kanë postuar për këtë në llogarinë e tyre në Instagram, Diet Prada. Llogaria e tyre është mjaft e përcjellur në botën e modës.

“Gjithë rasti ka të bëjë me tentimin për të heshtur Diet Pradan, dhe për të heshtur personalisht Tony Liun dhe Lindsay Schuylerin”, ka thënë Susan Scafidi, drejtoreshë e Institutit të Ligjit të Modës në Shkollën Juridike Fordham.

Avokatët e Dolce & Gabbanas kanë refuzuar të komentojnë për këtë rast.

Rastet datojnë nga nëntori i vitit 2018, kur kompania e famshme italiane është përballur me bojkot në Azi për shkak të zemërimit për ato që shiheshin si video të pandjeshme kulturore kur promovohej një shfaqje e madhe e pistës së modës në Shanghai dhe postimet pasuese të komenteve fyese në një bisedë private në Instagram.

Dizajnerët Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, fillimisht thanë se llogaria e Gabbanas është hakuar. Por, të dy u shfaqën më vonë në një video duke i kërkuar falje popullit kinez.

Avokatët italianë të palës mbrojtëse këtë javë në gjykatën e Milanos kanë thënë se Italia nuk është vendi i duhur për këtë rast, duke e marrë parasysh se blogu prodhohet në SHBA dhe dëmet kanë ndodhur në Azi.

Shtëpia e famshme e modës po kërkon dëmshpërblim afro 600 milionë dollarë, thotë Scafidi ga shkolla juridike Fordham.

Postime të ngjashme

John Cena, vëllai i Dieselit “i dërguar prej Walkerit” në filmin e ri “F&F9”

S.B.

Detaji i veçantë në klipin e ri të Bebe Rexhës, që mori vëmendjen e shikuesve

S.B.

Edhe pas ndarjes, Jennifer Lopez vazhdon ta mbajë unazën 1.8 milionë dollarëshe me të cilën i propozoi Alex

S.B.

Rita Ora me dukje shumëngjyrëshe me koleksionin e ri nga “Gucci”

S.B.

Bebe Rexha publikon baladën e re “Sabotage”

S.B.

Mick Jagger dhe Dave Grohl lansojnë këngë për pandeminë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...