Agjencia Zhurnal.mk

Doli pozitive në testin për COVID-19, por shëtitet rrugëve në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri një femër e cila është konfirmuar se është prekur me COVID-19, nuk ka respektuar masat e vet-izolimit.

Për shkak të virusit, e dyshuara nuk është intervistuar, ndërsa prokurori është informuar lidhur me rastin.

“Rr. Haxhi Zeka, Vushtrri 30.06.2020-21:10.  Njësitet policore, gjatë inspektimit për respektim të masave për vet-izolim sipas rekomandimeve të IKSHP-së për personat e prekur me COVID-19, kanë konstatuar se e dyshuar femër kosovare e konfirmuar me COVID-19, nuk ka respektuar masat e vet-izolimit duke dalë  në qytet. E dyshuara nuk është intervistuar për shkak të virusit, ndërsa prokurori është informuar lidhur me rastin”, thuhet në raportin e PK-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!