Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dolly Parton dëshiron që Beyonce ta këndojë hitin e saj “Jolene”

Këngëtarja 74-vjeçare, Dolly Parton, është krenare që aq shumë artistë kanë sjellë versione ndryshe të hitit të saj të vitit 1974, “Jolene”, por ajo shpreson që një ditë ndonjë këngëtare e madhe do ta incizoj një version të ri të këngës, dhe me të do të shënojë suksese të mëdha anembanë globit.

Për revistën “Big Issue”, ylli i muzikës country citohet të ketë thënë: “Hiti ‘Jolene’ është kënduar nga artistë të tjerë, më shumë se çdo këngë tjetër të cilën e kam shkruar. Anembanë botës kjo këngë ekziston në më shumë se 400 versione, dhe është incizuar në gjuhë të ndryshme nga artistë dhe bende të shumta muzikore. Grupi ‘The White Stripes’ e ka bërë një punë të mrekullueshme me versionin e tyre, njësoj sikur edhe shumë artistë të tjerë, por deri ma tani askush nuk ka arritur ta shndërrojë atë në një hit të madh. Unë gjithnjë kam shpresuar që një ditë, kjo këngë të interpretohet nga ndonjë këngëtare e madhe sikur Beyonce.”.

Një prej momenteve më krenare të yllit të muzikës country, mbetet suksesi që diva e muzikës Whitney Houston e kishte arritur me këngën e Partonit, “I Will Always Love You”.

Tutje ajo ka shtuar se kur shkruan këngë, e shikon gjithë këtë proces sikur të ishte duke luajtur në një film të Hollywoodit.

Postime të ngjashme

Don Xhoni dhe Tayna së shpejti në bashkëpunim

S.B.

Qentë e Lady Gagës gjendet të sigurt pas sulmit që iu bë rojtarit të këngëtares

S.B.

George Clooney dhe Julia Roberts do të bashkohen për filmin “Ticket To Paradise”

S.B.

Bebe Rexha zbulon fobinë e saj: Urrej udhëtimin me aeroplan

S.B.

Loredana i bën më të shpeshta paraqitjet pa makijazh

S.B.

Khloe Kardashian sjell fotosesionin e ri, josh me këmbët e tonifkuara

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...