Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Don Xhoni dhe Tayna së shpejti në bashkëpunim

Dy reperët shumë të suksesshëm të estradës, Tayna dhe Don Xhoni, duket se kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.

Kjo është bërë e ditur në një nga kronikat e emisionit “Prive”, të cilët kanë raportuar tashmë se dyshja kanë kontaktuar njëri-tjetrin për bashkëpunim.

Kënga e tyre është finalizuar dhe tashmë pritet vetëm data e publikimit të projektit.

Është bërë e ditur se kënga nuk do të jetë melankolike dhe me temë dashurie, por më “e egër” në stil.

Tayna përndryshe është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Cricket dhe Florin, të titulluar “Magdalena”.

Në anën tjetër, Don Xhoni nuk ka publikuar asnjë projekt të ri që nga fillimi i vitit 2021.

Paraqitja e tij e fundit mbetet ajo në “Gjoni Black”, në dhjetor të vitit të kaluar, teksa bashkëpunimi me Taynën duket të jetë befasia e tij e radhës për fansat.

Postime të ngjashme

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip

S.B.

Shkenda Dubova dhe Riki sjellin projektin e ri “Si dikur”

S.B.

Fotografi me bikini dhe kujtime nga fëmijëria – Rita Ora mahnit me një seri imazhesh të publikuara së fundmi në Instagram

R Zh

Fansat e DMX po bëjnë homazhe pranë spitalit ku reperi ndërroi jetë

S.B.

Rita Ora duket tërheqëse me xhaketë të bronztë, ndërsa avullon zërin para performancës sësaj ‘live’

S.B.

Scott Disick dhe Amelia Hamlin shihen duke bërë blerje në një dyqan argjendarish në Miami

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...