Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Don Xhoni iu kundërpërgjigjet akuzave për ‘vjedhjen’ e këngës “Kokaina”, thotë se bullgarët e vodhën nga ai

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka qenë një nga emrat më të përfolur të muzikës hip-hop gjatë këtyre ditëve.

Një ‘freestyle’ i tij i bërë në emisionin “Gjoni Black” është kthyer në senzacion në TikTok, teksa është shpërndarë edhe nga faqja imituese e “Ellen Tv Show” në Instagram.

Ndërkohë, reperi nga Drenica ka qenë edhe pre e disa akuzave se ka vjedhur këngën e tij “Kokaina” nga një grup i reperëve bullgarë të quajtur Team Jako.

Don Xhoni nuk vonoi dhe reagoi përmes rrjetit social Instagram, duke publikuar me fakte se si kënga e tij “Kokaina” është prodhim 100 për qind origjinal, dhe se bullgarët e kanëvjedhur më pas, nga ku edhe YouTube ua ka fshirë automatikisht.

Videoja e YouTube shfaq gjithashtu edhe datën e publikimit të projektit të reperëve bullgarë e cila është 20 janar 2021, e cila është më shumë se një muaj nga publikimi i këngës “Kokaina”.

“’Kokaina’ false edhe YouTube e ka fshi automatikisht aq shumë e kanë kopjuar njëjtë. E përshëndes Bullgarinë dhe juve do faqe që e keni përkrahë e mezi nuk prisni me qit dikë poshtë në këtë rast mu, ua përshëndes më të dashurit”, ka shkruar reperi shqiptar në reagimin e tij.

“Kokaina” përndryshe është një këngë e punuar nga producenti Rrzon, me tekst dhe vijë melodike nga vet reperi interpretues.

Postime të ngjashme

Xhensila na vjen keq, por Tea e veshi e para! Dy vajzat bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje!

D V

Soni Malaj: Jam paragjykuar se jam nga Tropoja, më thonin maloke

D V

Rita Ora e nis ditën në bikini teksa shkruan se ka nisur ditën e lumtur dhe kjo është arsyeja

D V

“Urime ditëlindja dashni”, Ermira e uron Goldin për ditëlindjen e 35-të

D V

“Me shpirtin e shpirtit”, Anita pozon krahë Ramushit derisa argëtohen në koncertin e Elvana Gjatës

D V

Kendall Jenner merr makinën Porsche për një shëtitje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...