Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Donacion gjerman për Spitalin e Kërçovës, montohet objekti modular me 15 shtretër

Shkup, 29 dhjetor, Zhurnal.mk – Donacioni gjerman që kap shumën prej 41 mijë euro u dedikohet qytetarëve të Kërçovës si ndihmë për tejkalimin e situatës së rënduar shëndetësore me Kovid 19. Hapësirat e këtij objekti modular me një sipërfaqe prej 170 metër katrorësh, do të shërbejnë për trajtimin e pacientëve me pasqyrë të lehtë klinike. Ky donacion vjen me iniciativë të qeverisë federale gjermane dhe është pjesë e ndihmës për shtetet e Ballkanit në këtë periudhë të krizës shëndetësore, tha ambasadorja gjermane Hanke Hosten.

Ndërkaq drejtori i spitalit të përgjithshëm të Kërçovës Stanko Tërpeski, i shprehu mirënjohje qeverisë gjermane dhe ambasadores Hosten, për finansimin e këtij objekti me hapësira të veçanta për vendosjen e 15 pacientëve.

“Projekti është financuar nga ambasada gjermane dhe mundëson zgjerimin e hapësirave spitalore dhe përmirësimin e kushteve, për një përkujdesje më të mirë shëndetësore në këtë kohë të pandemisë globale.”, Stanko Tërpeski, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë.

Pas festës së vitit të Ri, shton ai, do të lëshohet në përdorim edhe Kovid Qendra me 1 mijë metër katror sipërfaqe që mundëson vendosjen dhe trajtimin e 40 pacientëve, projekt ky i finansuar nga Ministria e Shëndetsisë dhe komunës së Kërçovës.

Postime të ngjashme

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

Nikolloski: Është java e katërt që Qeveria nuk mund të mbledhë 61 deputetë

T E

Bytyqi në takim me gastronomët dhe organizuesit e dasmave

T E

A do të konfiskohet prona e Sasho Mijalkovit?

T E

I riu vuan nga leukemia akute, kërkon ndihmën tuaj

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...