Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Donacion turk prej 7.400 uniformave të kompletuara gorteks për pjesëtarët e Armatës

Shkup, 21 prill – Zhurnal.mk – Ambasadori i Republikës së Turqisë, Hasan Mehmet Sekozkok sot në kazermën e Shkupit “Ilinden” ia dorëzoi ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska donacionin për Armatën prej 7.400 uniformave të reja komplete gorteks. Ajo paralajmëroi se tashmë ka përfunduar furnizimi i uniformës së re të dytë luftarake për të gjithë pjesëmarrësit, përfundoi uniforma solemne për pjesëtarët e Armatës, ndërsa është siguruar edhe pajisje e re ABH dhe pajisje sportive për të gjtihë pjesëtarët e Armatës.

Me këtë donacion, theksoi Shekerinska, çdo pjesëtar i Armatës së RMV-së, do të sigurojë pajisje të plotë, me të cilën, mund të themi me krenari se armata e Maqedonisë është armatë e pajisur. Përveç pajisjes bazë, potencoi, do të furnizohet edhe me uniforma gorteks që mundëson aktivitete stërvitëse, jetesë dhe operacione në ç’farëdo lloj kushte të motit.

Duke e falënderuar ambasadorin e Turqisë dhe atashenë ushtarake për donacionin, ministrja Shekerinska theksoi se kjo është vetëm një pjesë e vogël e mbështetjes që Turqia e jep dhe theksoi se bashkëpunimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me diskutimet rreth sigurisë dhe të porosive politike, madje nuk i përfshin edhe vetëm pjesëmarrjet e përbashkëta në operacione, por kjo do të thotë edhe pjesëmarrje dhe bashkëpunim në projekte të tilla stërvitëse për armatën e Maqedonisë.

Ambasadori Hasan Mehmet Sekizkok potencon se bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona që bazohet në themele të sigurta, do të vazhdojë të zhvillohet në të gjitha fushat edhe në periudhën në vijim. Turqia si vend përparues në fushën e industrisë mbrojtëse, tha ai, do të vazhdojë të japë ç’farëdo lloj mbështetje gjatë modernizimit të ushtrisë së RMV-së.

Sipas ambasadorit Mehmet Sekizkok, bashkëpunimi i afërt ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë, që daton nga vetë pavarësia e vendit, mund të paraqesë shembull në të gjitha fushat dhe transmetohet deri në ditët e sotme.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...