Teknologji

Donald Trump i bashkohet rivalit të TikTok-ut kinez – publikon katër video dhe tanimë ka 11 mijë ndjekës

Zhurnal Ads

Presidenti amerikan Donald Trump i është bashkuar Triller, një rivali të TikTok të Kinës, me qendër në New York.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pas dy ditësh në aplikacionin e mediave sociale, presidenti amerikan ka 11,000 ndjekës.

Ndryshe, TikTok u ndalua në Indi dy muaj më parë. Z. Trump dëshiron të ndjekë padinë nëse ky rrjet social nuk shet versionin e aplikacionit në SHBA dhe ka nënshkruar urdhra ekzekutivë që synojnë atë dhe një tjetër aplikacion kinez të mediave sociale, WeChat të Tencent.

Sikurse India, po ashtu edhe SHBA kanë frikë se të dhënat e mbledhura nga TikTok mund të jepen për qeverinë kineze.

TikTok e mohon me forcë këtë dhe thotë se asnjë nga të dhënat e përdoruesve të tij ndërkombëtarë nuk janë të ruajtura në Kinë.

Sidoqoftë, Microsoft aktualisht është në negociata me TikTok për të blerë të gjithën, ose një pjesë të kompanisë.

Ndërkohë, ekipi i zotit Trump ka publikuar katër video të Triller.

Me gjithë lansimin në vitin 2016, një vit më vonë se Triller, TikTok vlerësohet të jetë shkarkuar më shumë se dy miliardë herë, krahasuar me 250 milionë të rivalit amerikan.

Postime të ngjashme

Google dhe Twitter zotohen se do të bllokojnë dezinformatat nga zgjedhjet në SHBA

admin

Xiaomi prezanton telefonin me kamerën nën ekran

admin

Përditësimi i Lightroom iOS fshiu përgjithmonë dhjetëra mijëra foto të përdoruesve

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...