Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Donald Trump: Nëse rizgjidhem, në dhjetor do të rikthehemi në normalalitet

“Nëse unë rizgjidhem, unë do të kthehem në jetën normale. Biden përkundrazi, dëshiron të mbyllë vendin tonë dhe të zgjasë pandeminë. Me të kjo do të çonte në depresionin më të madh ekonomik në histori”- tha Donald Trump gjatë tubimit të tij në Muskegon, në shtetin kyç të Miçiganit.

Fjalët e presidentit amerikan vijnë në ditët kur numri i njerëzve të infektuar nga Covid u kthye në nivelet e mesit të korrikut, me mbi 69,000 raste të Premten.

Por nga ana tjetër presidenti Trump po përballet edhe me protestën e grave, të cilat po marshojnë duke u kërkuar qytetarëve amerikanë të mos votojnë Trump, por edhe kundër emërimit të konservatores katolike Amy Barrett në Shtëpinë e Bardhë.

Nga New York në Washington, nga Los Angeles në San Francisco, dhjetëra mijëra njerëz demonstruan kundër presidentit.

“Presidenca e Trump filloi me një marshim të grave dhe tani është e destinuar të përfundojë me një votë të grave”, tha një nga organizatorët e Marshimit të Grave gjatë demonstratës në kryeqytet.

Postime të ngjashme

15 vendet që kanë ekzistuar 100 vite më parë, por tani janë zhdukur

T E

Ekspertët të shqetësuar për vizitën e Papës në Irak

T E

Mbi 20 milionë të vaksinuar në Britani të Madhe

T E

Von der Layen do të ndalojë eksportimin e vaksinave nga BE-ja

T E

Izraeli do të vaksinojë punëtorët palestinezë kundër Covid-19

T E

Sulm mbi anijen izraelite/ Ministri i Mbrojtjes: Irani qëndron pas shpërthimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...