Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Donald Trump vendosi t`i hapë rrugën tranzicionit të pushtetit

Më shumë se dy javë pasi Joe Biden u shpall fitues u zgjedhjeve presidenciale ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vendosi t`i hapë rrugën tranzicionit të pushtetit duke udhëzuar administratoren e agjencisë federale të Shteteve të Bashkuara që është e ngarkuar me këtë proces, “të bëjë atë që duhet bërë”, edhe pse siç tha, ai vetë nuk do të heqë dorë nga sfidat ligjore.

Pas kësaj, pak pasi Michigani certifikoi fitoren e demokratit, Administrata e Shërbimeve Qeveritare (GSA) I hapi dritën jeshile zyrtarisht kalimit të pushtetit. Pas disa dështimesh të njëpasnjëshme, duket se përpjekjeve të Trumpit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, po i vjen fundi. Edhe këtë njoftim, ashtu si mjaft te të tjerë përpara tij, Trumpi zgjodhi ta bënte në Twitter ku shpjegoi se administratorja e GSA-së Emily Murphy dhe ekipi i saj duhet “të bëjnë atë që duhet bërë në lidhje me protokollet fillestare” dhe se i ka thënë ekipit të tij të bëjë të njëjtën gjë”. Autorizimi I GSA nënkupton se ekipi i Bidenit tani do të ketë fonde federale dhe një zyrë për të kryer tranzicionin gjatë dy muajve të ardhshëm.

Ekipi e përshëndeti këtë lëvizje të Trumpit duke theksuar se ishte e nevojshme për të nisur punën mbi mënaxhimin e sfidave me të cilat përballet kombi, përfshirë vendosjen nën kontroll të pandemisë së koronavirusit. Deri tani është mësuar se Biden ka në plan të caktojë sekretar shteti këshilltarin e tij, Anthony Blinken, John Kerry do të jetë i dërguar për klimën dhe Kerry do të jetë i dërguar për klimën dhe Janet Yellen pritet të kthehet në të parën femër qe merr postin e sekretares së thesarit në historinë e SHBA-së.

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...