Donatella largohet nga posti i drejtoreshës kreative të brendit Versace

nga D. V.

Donatella Versace njoftoi të enjten se do të largohet nga posti i drejtoreshës kreative të Versace, duke i dhënë fund qëndrimit të saj gati 30-vjeçar në krye të perandorisë italiane të modës luksoze.

Versace (69) mori rolin në krye të shtëpisë luksoze të modës pasi vëllai i saj dhe themeluesi Gianni Versace u vra jashtë rezidencës së tij në Miami në vitin 1997.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të vazhdoj trashëgiminë e vëllait tim Gianni”, shkroi Versace në Instagram.

“Ai ishte një gjeni i vërtetë, por shpresoj të kem pak nga shpirti dhe këmbëngulja e tij”.

Gjithashtu u zbulua se Dario Vitale, ish-drejtor i dizajnit dhe imazhit të markës Miu Miu, do të pasojë Donatellën si drejtor kreativ i shtëpisë së modës.

Pas vdekjes së vëllait të saj në 1997 – dhe pavarësisht se nuk kishte përvojë në dizajn apo modë – Versace u bë shpejt mishërimi i gjallë i markës Versace dhe mbeti një figurë e dashur në industrinë e modës.

Flokët e lëmuar të drejtë bionde të 69-vjeçares dhe aftësia e saj e pashembullt për të bashkuar top-modelet që kanë qenë ikona të industrisë së modës prej vitesh, duke përfshirë Naomi Campbell dhe Cindy Crawford, për shfaqjet e shtëpisë, janë bërë po aq ikonë për markën sa logoja e saj e artë mitologjike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More