Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Donatorët ndërkombëtarë premtojnë 6.4 miliardë dollarë ndihmë për Sirinë

Donatorët ndërkombëtarë premtuan sot 6.4 miliardë dollarë ndihmë për popullin sirian dhe refugjatët, shumë kjo dukshëm më e ulët sesa objektivi i caktuar prej 10 miliardë dollarësh.

Ndihma e premtuar arrin në një total prej 4.4 miliardë dollarë për 2021, si dhe dy miliardë dollarë për 2022 dhe 2023, tha komisionari evropian Janez Lenarcic në fund të konferencës dy-ditore të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe OKB.

Konferenca dy-ditore, e mbajtur në internet për shkak të epidemisë së koronavirusit, mblodhi rreth 80 delegacione. Gjermania është zotuar të jep 1.74 miliardë euro, ose një e treta e premtimit të përgjithshëm të shumës, dhe Shtetet e Bashkuara rreth 510 milionë euro.

“Tragjedia siriane nuk duhet të zgjasë dhjetë vjet të tjera. Fundi (i tragjedisë) fillon me kthimin e shpresës dhe fillon me detyrimet tona aktuale “, tha shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas. Qëllimi i konferencës së pestë të Brukselit për Sirinë ishte gjithashtu ofrimi i ndihmës për vendet fqinje – Libanin, Jordaninë dhe Turqinë, e cila priti miliona refugjatë sirianë.

Në veçanti, ndihma financiare duhet ta bëjë më të lehtë për fëmijët refugjatë qasjen në arsim. OKB ka kërkuar dhurime të paktën 10 miliardë dollarë për këtë vit, duke kujtuar se 24 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma në Siri dhe rajon, katër milionë më shumë se vitin e kaluar. Objektivi i konferencës së donatorëve ishte që të mblidheshin “të paktën 4.2 miliardë dollarë si përgjigje humanitare për Sirinë dhe 5.8 miliardë dollarë shtesë për të mbështetur refugjatët dhe komunitetet pritëse në rajon”, njofton Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...